Ngritja e vetëdijes: Shoqëria kosovare ende karakterizohet me norma patriarkale dhe diskriminim gjinor. Fatkeqësisht, diskriminimi ndodhë edhe brenda institucioneve. Për këtë arsye, INJECT synon të informojë dhe ndërtojë kapacitetet e shoqërisë përmes programit të saj të ndërgjegjësimit. INJECT organizon takime me qytetarët dhe OJQ, zhvillon kampanja, merr pjesë në debate televizive, shkruan artikuj dhe i shpërndan ato përmes mediave dhe faqeve të mediave sociale.