Me iniciativë të INJECT është ndryshuar Ligji i Familjes.
Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi-INJECT, u krijua për të fuqizuar ligjërisht gratë dhe për të avokuar tek institucionet për mbrojtjen e të drejtave sociale, ekonomike dhe kulturore të grave. Sundimi i ligjit, llogaridhënia, transparenca, ngritja e kapaciteteve të institucioneve të rendit dhe ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, fuqizimi i grupeve të margjinalizuara dhe ngritja e vetëdijes sociale, janë fushat ku ne kontribuojmë për të arritur vizionin tonë. INJECT u themelua në vitin 2018.
INJECT punon që vizionin ta arrijë përmes:
Me iniciativë të INJECT është ndryshuar Ligji i Familjes.
Me iniciativë të INJECT Ligji për Mbrojtje nga Dhuna është në amandamentim, ku Dhuna Ekonomike dhe Dhuna Psiqike definohen saktë.
Në vitin 2020 INJECT paditi shtetin për diskriminim gjinor. Ministria e punëve të brendshme, Policia e Kosovës dhe 5 zyrtar policorë u paditën për herë të parë për diskriminim ligjor.
Me avokim dhe lobim të INJECT, u ndal procedimi për votim i Kodit civil, i cili nuk kishte përfshirë ndryshimet e arritura ligjore për ndarje të pasurisë dhe alimentacion.