Duke u ngarkuar...

PËRKRAHJA LIGJORE

Sundimi i ligjit: INJECT ka kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në përmirësimin e legjislacionit përmes iniciativave të avokimit për ndryshimet në ligjet që prekin të drejtat e grave dhe mbrojtjen e tyre. Nëpërmjet avokimit të INJECT, Ligji për Familjen është ndryshuar në vitin 2019 për të garantuar qasjen në gjysmën e pasurisë martesore për gratë. Për momentin, bazuar në kërkesën tonë dhe propozime konkrete amendamentimi, Ligji për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje është duke u ndryshuar për të specifikuar dhunën ekonomike dhe psikologjike në martesë. Vitin e kaluar kemi avokuar që Kodi Civil i Kosovës të mos miratohet për shkak të mosrregullimit të fushave që kanë të bëjnë me çështjet që prekin jetën e grave dhe Kodi Civil tani është duke u ndryshuar me propozimet që i kemi dërguar në Ministrinë e Drejtësisë.