INJECT - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi është krijuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut, me fokus të veçantë në fuqizimin e grave dhe avokimin e institucioneve për mbrojtjen e të drejtave sociale, ekonomike dhe kulturore të grave.
Vizioni ynë është të kemi një shoqëri, e cila barazinë dhe drejtësinë i ka parime me themelore. Për të arritur këtë, institucionet e sundimit të ligjit duhet të rrisin ndjeshmërinë gjinore, profesionalizmin dhe etikën. Ne jemi të përkushtuar për një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, ku parimi i respektimit të dinjitetit njerëzor nuk lejon diskriminim.
Misioni ynë është të kontribuojmë në fushat e sundimit të ligjit, llogaridhënies, transparencës, ngritjes së kapaciteteve të institucioneve të rendit dhe ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut, fuqizimit të grupeve të margjinalizuara dhe rritjes së ndërgjegjësimit.
Drejtore ekzekutive
Menaxhere e financave