Duke u ngarkuar...
2021-11-19

Takim me Ministrin e Ministrisë së Pushtetit Lokal

Ministri i Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, i shoqëruar nga Këshilltari i tij politik, z. Arianit Abazi, u pritën në zyret e INJECT nga Drejtorja ekzekutive znj. Luljeta Aliu dhe koordinatori z. Edmond Dushi.

Znj. Aliu prezentoj punën e organizatës, të arriturat si dhe planet për të ardhmen. U bisedua për punën e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe interesimin e Ministrit për të mbështetur avancimin e barazisë gjinore në nivel lokal.