.Trajnimi me temën «Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut» u mbajt të shtunën, më datë 10.07.2021, në Prishtinë, në zyret e CDF (Fondi i Zhvillimit të Komunitetit). Pjesëmarrëset morrën informacione të rëndësishme lidhur me parimet e të drejtave të njeriut, ligjet dhe instrumentet të cilat ekzistojnë për ti mbrojtur këto të drejta, identifikimin e shkeljeve mbi baza gjinore dhe mënyra për ti eliminuar këto shkelje.
Përfitueset e trajnimit u zgjodhën nga 10 komuna të Kosovës, ku është vërejtur mungesë e aktiviteteve dhe informacioneve lidhur me këtë temë. Ky aktivitet nuk përfundon këtu. Nga njëmbëdhjetë (11) pjesëmarrëse, sa ishin në trajnim, pesë (5) do të vazhdojnë aktivitetin duke ndjekur TET (Trajnimin e Trajnerëve) dhe më pas të njejtat do të mbajnë nga tre (3) „takime informuese“ me grupe të grave/vajzave nëpër komunat e tyre.
Ky aktivitet u mbështet nga Projekti HumanRightivism i zbatuar nga Fondi i Zhvillimit të Komunitetit (CDF) dhe financuar nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar.