Duke u ngarkuar...
2021-06-15

Trajnim falas për vajza dhe gra

«Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut»

INJECT ofron trajnim njëditor falas për vajza dhe gra të moshës 16-25 vjeçe. Trajnimi do t’i pajisë pjesëmarrëset me njohuri rreth të drejtave të grave si pjesë e të drejtave të njeriut. Temat që do të trajtohen janë korniza ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për mbrojtjen e të drejtave të grave, Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familjen, Ligji për Familjen,  dhuna ekonomike.

Prej pjesëmarrëseve në trajnim, pesë (5) vajza do të përzgjedhen për të mbajtur secila prej tyre tri (3) takime informuese me vajza në komunat e tyre me temat që i kanë mësuar në trajnim. Për zhvillimin e takimeve informuese kandidatet do të marrin pagesë.

Të drejtë aplikimi kanë vajzat dhe gratë nga komunat në vijim:

DrenasFushë KosovëKaçanikKamenicëKlinëPodujevëRahovecTherandëVitiVushtrri

Kur dhe ku?

Trajnimi do të mbahet në javën e parë të korrikut 2021 në zyret e INJECT, rr. Shaban Polluzha nr. 3, Prishtinë.

Çka përfitoni?  

Pjesëmarrëset në këtë trajnim do të çertifikohen. Pesë (5) nga pjesëmarrëset do të përzgjedhen që të organizojnë dhe trajnojnë vajza të tjera të moshës 16-25 vjeçe nga komunat ku ato vijnë, kundrejt një pagese.

Si të aplikoni?  

Aplikimi është i hapur për të gjitha vajzat dhe gratë të moshës 16-25 nga komunat e lartcekura. Për të aplikuar në trajnim, dërgoni CV-në tuaj dhe në subject e shenoni „aplikim për trajnim“ (mos harroni të shkruani qytetin nga vini) në info@inject-ks.org deri më datën 20 Qershor 2021.


Ky aktivitet organizohet në kuader të prjojektit Human Rightivism dhe mbështetet nga Swedish International Development Cooperation Agency (SIDA) dhe implementohet nga Community Development Fund (CDF).