Duke u ngarkuar...
2021-01-05

INJECT, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është ngritja e transparencës, llogaridhënies, trajtimi i barabartë i palëve në procedurë, paanshmëria dhe implementimi i drejtë i ligjeve ekzistuese nga ana e KGJK-së, Gjykatave dhe Degëve të tyre, Administratës së Gjykatave dhe Degëve të tyre si dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve publike nga ana e Administratës së Gjykatave dhe Degëve të tyre.

Përmes këtij bashkëpunimi do të përkrahen proceset për avancimin e sistemit të drejtësisë, sundimit të ligjit dhe barazisë para ligjit për të gjithë qytetarët e Kosovës