Edward Anderson – Drejtor i Departamentit për Siguri, Jan Braathu – Ambasador, Luljeta Aliu – Drejtore Ekzekutive e INJECT
Me 28 Janar, Drejtorja Ekzekutive znj. Luljeta Aliu u prit nga Ambasador Jan Braathu dhe z. Edward Anderson për të diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit ndermjet OSCE dhe INJECT.
Znj. Aliu prezantoj fillet e organizatës, qellimin e krijimit të INJECT, fushat në të cilat operon organizata dhe synimet për të ardhmen. Ambasador Braathu dhe Drejtori i Departamentit për Siguri z. Anderson shprehen shqetësimin e tyre për problemet më të cilat po përballen gratë në raport me sistemin e drejtësisë e si pasoj e kësaj ata shprehen gadishmërinë për mbështetje. Si rezultat i drejtimit të cilin ka marrë organizata INJECT, u vendos që takimet mes të dy paleve të jenë të shpeshta në mënyrë që nga diskutime e shkëmbime idesh të nxirren pika pështatjeje dhe bashkëpunimi, të planifikohet viti 2021 sëbashku duke mos lënë anash edhe 2020-tën.