Duke u ngarkuar...
2020-02-12

Takim me Drejtorin Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu

Me 23 Janar dretorja ekzekutive zjn. Aliu ka takuar drejtorin ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu.

 

Drejtori i Akademisë prezantoi trajnimet që ofron Akademia e Drejtësisë të cilat sipas tij ofrohen në bazë të nevojave dhe kërkesave. Ndërsa drejtorja ekzekutive znj. Luljeta Aliu prezantoi synimin e organizatës që të ofrojë bashkarisht me Akademinë e Drejtësisë trajnime për gjyqtarë, policë e prokurorë në fushat e ekspertizës së INJECT, gjegjësisht alimentacionin dhe ndarjen e pasurisë mbi aplikimin e drejtë të dispozitave ligjore. Sipas znj. Aliu praktika gjyqësore të gabuara duhet të eliminohen dhe të fillohet me standardizimin e praktikave të bazuara në dispozita ligjore në të gjitha gjykatat e Kosovës. Z. Fejzullahu u tregua i gatshëm për bashkëpunim në këtë drejtim dhe mirëpriti kontributin e znj. Aliu dhe INJECT për çështjen e qasjes në drejtësi dhe pronë për gratë dhe fëmijët e Kosovës.