Luljeta Aliu – Drejtore Ekzekutive e organizatës INJECT, Merita Shala – Koordinatore e Projekteve në INJECT, Basri Kastrati – Menaxher i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave
Me 21 janar 2020 na mirëpriti z. Basri Kastrati, menaxher i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave që funksionon në kuadër të Kryeprokurorisë së Shtetit.
Gjatë takimit u diskutua për shërbimet që ofron kjo zyrë dhe trajtimit të rasteve të viktimave përmes mbështetjes së vazhdueshme për viktimat e krimit që nga kontaktet e para e deri në përfundim të të gjitha procedurave ligjore. U diskutua edhe për aktivitetet që realizon INJECT dhe projektin që është duke e implementuar “Sigurimi i qasjes së grave në drejtësi përmes rritjes së përgjegjësisë institucionale” që ka për qëllim rritjen e profesionalizmit të institucioneve për të ofruar trajtim adekuat për rastet e dhunës në familje, ndarjen e pasurisë së përbashkët dhe mbajtjen financiare. Z. Kastrati, organizatës INJECT i ofroi mbështetje dhe bashkëpunim.