Me mbi 50 antarë të organizatave jo-qeveritare dhe aktivistë të Gjilanit e mbajtëm punëtorinë “Avokimi për Implementimin e Ligjit të Familjes”. Ashtu siç e tha edhe një pjesëmarrës “Edhe kuvendi do ua kishte lakmi për këtë numër kaq të madh të pjesëmarrësve”. Së shpejti nëpër rrjete sociale do të shihni punën e këtij koalicioni avokues. Të lumtur që kemi gjetë përkrahje kaq të madhe në këtë qytet. Bashkë mund t’ia dalim me kërkesat tona.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Puna ime, pasuria ime”, i cili mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.