Duke u ngarkuar...
2019-06-06

Graçanicë “Pasuria e përbashkët dhe mbajtja financiare”

U mbajt panel diskutimi i fundit për muajin qershor, ku u diskutua rreth vështirësive të grave që të sigurojnë të drejtën e tyre në pjesën që ju takon nga pasuria e përbashkët bashkëshortore dhe sfidat në rast të përballjes me gjykatat.

Poashtu pjesëmarrësit u informuan rreth ndryshimit të Ligjit për Familjen në pjesët e pasurisë së përbashkët dhe mbajtjes financiare.

Në panel morën pjesë: • Ms. Aleksandra Dimitrijevic, Senior Legal Adviser of the Ombudsman Office • Ms. Nevenka Rikalo, NGO Ruka Ruci (Hand to Hand) • Mr. Oliver Vujovic, NGO CSD (Communication for Social Development)

Ky aktivitet u mbajt në kuadër të projektit “Insistoj në të drejtat e mia”, i cili implementohet nga INJECT dhe përkrahet nga UNMIK.