Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi “INJECT” prezantoi para studentëve të UBT – Gjilan, kornizën ligjore rreth pasurisë së përbashkët dhe mbajtjes financiare sipas Ligjit për Familjen. Merita Shala nga INJECT para publikut adresoi çështjet ligjore dhe vështirësitë nëpër të cilat kalojnë qytetarët gjatë ndarjes së pasurisë së përbashkët të krijuar gjatë martesës si dhe caktimin e alimentacionit.
Ky aktivitet u mbajt në kuadër të projektit “Puna ime, pasuria ime” financuar nga ATRC dhe USAID, implementuar nga INJECT.