Në Pejë prezentuam ndryshimin e ligjit për familjen, Luljeta Aliu iniciatoria dhe njëherit drejtorja e INJECT foli edhe për dhunën sistematike ndaj qytetarëve të vendit sidomos grave që po u bëhet nga instuticionet qeveritare. Në panel ishin edhe Sebahate Qorkadiu – Njësia për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore; Ardita Bala – Drejtore tek qendra për mirëqenien e gruas. Po ashtu prezente ishin edhe shume asambleiste, aktiviste, qytetare e doktoresha. Ky aktivitet u zhvilua në kuadër të projektit “Insistoj në të drejtat e mia”, të implementuar nga INJECT dhe financuar nga UNMIK.