Duke u ngarkuar...
2019-04-17

Prizren ““Pasuria e përbashkët dhe mbajtja financiare”

Me qytetarët e Prizrenit diskutuam rreth vështirësive të grave që të sigurojnë të drejtën e tyre në pronën bashkëshortore dhe sfidave që i kane me gjykata në raste të divorcit, po ashtu u njoftuan edhe me ndryshimin e Ligjit për Familjen inicuar nga drejtorja e INJECT Luljeta Aliu. Në panel ishin: Shpresa Emra- Gjykata Themelore, Mybexhele Zhuri- Koordinatore te Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, Luljeta Avdic- Qendra për Këshillim dhe Përkkrahje të Gruas “Dora Dorës”, Arta Oseku – Strehimorja e Prizrenit Ky aktivitet u zhvilua në kuadër të projektit “Insistoj në të drejtat e mia”, të implementuar nga INJECT dhe financuar nga UNMIK.