Në Ferizaj INJECT bashkë me qytetarët të cilët shumica prej të pranishmëve ishin aktiv në qytetin e tyre dhe mjaft të njohur dhe të prekur me temat që diskutuam, si: reth “Pasurisë së përbashkët dhe mbajtjes financiare” me fokus te gratë pas divorcit dhe punës së gjyqësorit në këtë process, duke mos i lënë anash nën temat e tjera që kanë të bëjnë me gratë pas divorcit, fëmijët, dhunën bashkëshortore etj. Drejtorja ekzekutive e INJECT znj. Luljeta Aliu e cila me profesionalizëm paraqiti para të pranishmeve ndryshimin e ligjit për familjen, ishte në panel bashkë me znj. Vjosa Krasniqi Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, në komunën e Ferizajt – duke treguar kështu punën e tyre si komunë, po ashtu znj.Krasniqi e shprehi edhe sa të panjoftuar janë qytetarët lidhur me ekzistimin e kësaj zyre. znj. Shqipe Shaqiri, Menaxhere e programit, aktiviste për të Drejtat e Njeriut, IKC – e cila ndau me ne përvojen e shumë viteve si aktiviste e shoqërisë civile në raport me gratë dhe problemet që hasin. Ky aktivitet u zhvilua në kuadër të projektit “Insistoj në të drejtat e mia”, të implementuar nga INJECT dhe financuar nga UNMIK.