Duke u ngarkuar...
2019-04-02

Gjakovë – “Pasuria e përbashkët dhe mbajtja financiare”

Në Gjakovë INJECT bashkë me qytetarët diskutuan rreth “Pasurisë së përbashkët dhe mbajtjes financiare” me fokus te gratë pas divorcit dhe punës së gjyqësorit në këtë process, duke mos i lënë anash nën temat e tjera që kanë të bëjnë me gratë pas divorcit, fëmijët, dhunën bashkëshortore etj. Me një panel fantastik në krye me drejtoren ekzekutive të INJECT znj. Luljeta Aliu e cila me profesionalizëm paraqiti para të pranishmeve ndryshimin e ligjit për familjen i cili ishte iniciative e saj, znj.Sakibe Doli – ish drejtore në shtëpinë e sigurtë në Gjakovë e cila ndau me publikun përvojat e saj karshi dhunës së grave dhe problemet që hasin ato si dhe me znj. Luljeta Shllaku nga zyra për barazi gjinore dhe të drejtat e njeriut e cila shpjegoi se cfarë është duke punuar komuna e Gjakovës në këtë drejtim. Ky aktivitet u zhvilua në kuadër të projektit “Insistoj në të drejtat e mia”, të implementuar nga INJECT dhe financuar nga UNMIK.