Duke u ngarkuar...
2021-11-11

Takim në Gjykatën Themelore në Prizren.

Sot,11.11.2021, drejtorja ekzekutive, Luljeta Aliu, bashkë me Edmond Dushin, koordinator të projektit, si dhe Senad Telaku, monitorues, zhvilluan një takim me ushtruesin e detyrës, gjyqtarin Artan Sejrani në Gjykatën Themelore në Prizren.

Takimi kishte për qëllim informimin në lidhje me monitorimin e seancave gjyqësore për qëllim të hulumtimeve rreth qasjes së grave në drejtësi.