Duke ndodhur trajnimi dy ditor: Reagimi I policisë ndaj dhunës në familje kundër grave, I cili po mbahet në Palace Hotel, Mitrovicë.
Trajnimi realizohet në bashkëpunim të ngushtë mes INJECT dhe Drejtorisë për Mbështetje, Trajnime të Specializuara dhe Avancuara të Policisë së Kosovës. Pjesëmarrës në këtë trajnim janë zyrtare/ë nga QPS dhe zyrtare/ë policorë të Departamentit të Hetimeve, përgjegjës për rastet e dhunës në familje.
Sot, në ditën e parë të trajnimit, po shtjellohen tema si: Të drejtat e viktimave në kornizën ndërkombëtare, forma e dhunës me bazë gjinore, rolet gjinore, stereotipet dhe paragjykimet gjinore, roli i zyrtarëve policorë gjatë intervistimit të viktimës së dhunës në familje.
Ligjerueset e këtij trajnimi janë:
Stojanka Mirceva - Profesore për Polici dhe të Drejtat e Njeriut, Departamenti i Shkencave Policore, Universiteti St. Kliment Ohridski, Manastiri, Shkup, Maqedonia e Veriut.
Nora Dobruna - Zyrtare Ligjore në Agjencinë e Ndihmës Juridike Falas dhe Këshilltare Ligjore në Strehimore për gratë viktima.
------------------
Ky trajnim u realizua në kuadër të projektit “Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut. Mbroni ato!”, përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Trusti Ballkanit për Demokraci dhe Fondi Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara.