Duke ndodhur trajnimi dy ditor: Reagimi i policisë ndaj dhunës në familje kundër grave, i cili po mbahet në Palace Hotel, Mitrovicë.
Sot, në ditën e dytë të trajnimit po shtjellohen tema si: siguria dhe mbrojtja e grave viktima, pse gratë qëndrojnë në marrëdhënie abuzive, vendosja e viktimës në qendër të intervenimit, shmangia e viktimizimit sekondar, identifikimi dhe vlerësimi i rrezikut nga perspektiva e ndjeshme gjinore, hapat për planifikimin e sigurisë
Trajnimi realizohet në bashkëpunim të ngushtë mes INJECT dhe Drejtorisë për Mbështetje, Trajnime të Specializuara dhe Avancuara të Policisë së Kosovës. Pjesëmarrës në këtë trajnim janë zyrtare/ë nga QPS dhe zyrtare/ë policorë të Departamentit të Hetimeve, përgjegjës për rastet e dhunës në familje.
Ligjerueset e këtij trajnimi janë:
Stojanka Mirceva - Profesore për Polici dhe të Drejtat e Njeriut, Departamenti i Shkencave Policore, Universiteti St. Kliment Ohridski, Manastiri, Shkup, Maqedonia e Veriut.
Nora Dobruna - Zyrtare Ligjore në Agjencinë e Ndihmës Juridike Falas dhe Këshilltare Ligjore në Strehimore për gratë viktima.
----------
Ky trajnim u realizua në kuadër të projektit “Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut. Mbroni ato!”, përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Trusti Ballkanit për Demokraci dhe Fondi Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara.