Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi-INJECT, u krijua për të fuqizuar ligjërisht gratë dhe për të avokuar tek institucionet për mbrojtjen e të drejtave sociale, ekonomike dhe kulturore të grave. Sundimi i ligjit, llogaridhënia, transparenca, ngritja e kapaciteteve të institucioneve të rendit dhe ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, fuqizimi i grupeve të margjinalizuara dhe ngritja e vetëdijes sociale, janë fushat ku ne kontribuojmë për të arritur vizionin tonë. INJECT u themelua në vitin 2018.
INJECT po kërkon Zyrtare/ë për Marrëdhënje me Publikun dhe Media për t’u bashkuar në ekipin tonë.
Për të qenë i suksesshëm në këtë rol, duhet të jeni dikush që ka përvojë në këtë fushë s’paku 3 vite. Ju gjithashtu duhet të jeni komunikues i jashtëzakonshëm në të gjitha nivelet dhe të keni aftësi të shkëlqyera organizative.
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
- Planifikon, zhvillon dhe implementon strategjitë e PR;
- Zhvillon marrëdhënje dhe rrjete të forta me kolegë të fushës së njejtë dhe media dhe përgjigjet ndaj kërkesave të mediave dhe organizatave tjera;
- Monitoron mediat, përfshirë gazetat, lajmet, portalet dhe rrjetet sociale etj;
- Hulumton, shkruan dhe shpërndan komunikata për media;
- Mbledhë dhe analizon paraqitjet në media;
- Shkruan dhe editon buletinet, fjalimet, artikujt dhe dhe raporte tjera;
- Përgatitë dhe mbikqyrë prodhimin e broshurave promovuese, buletineve për anëtarë dhe qytetarë, videove promocionale, fotografive etj;
- Organizon evente (si konferenca për shtyp, ditë të dyerve të hapura, takime me anëtarë dhe evente tjera), cakton folësit dhe kërkon mundësi financimi apo sponzorimi;
- Mirëmban dhe freskon informatat në webfaqe të organizatës;
- Menaxhon dhe freskon informata dhe angazhohet me përdoruesit në rrjete sociale si LinkeIN, FB, Instagram apo twitter;
- Përgatitja e njoftimeve për shtyp, fjalimet kryesore dhe materialet promovuese;
- Detyra të tjera të caktuara nga Drejtorja Ekzekutive për nevoja të organizatës.
Të keni:
- S’paku 3 vite përvojë pune në fushë;
- aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze;
- aftësi për të menaxhuar disa detyra ose kërkesa njëkohësisht;
- aftësitë në organizim dhe menaxhim të kohës, i/e vëmendshëm/e në detaje;
- të ketë kurse dhe çertifikata apo diploma që janë të vlefshme për rolin;
- të ketë aftësi teknike Microsoft Word, Excel, njohuri pune të Google Docs, Mailchimp, webfaqe, rrjete sociale.
Na dërgoni:
- CV
- letër motivuese,
- referenca,
- çertifitaka,
- diploma.
Apliko përmes email: info@inject-ks.org me subject: Aplikim për Zyrtare për Marrëdhenje me Publikun
Afati i fundit për aplikim është 31 dhjetor 2021.
Ju lutemi vini re:
Do të kontaktohen vetëm kandidatët që kalojnë në listën e ngushtë.