Duke u ngarkuar...
2022-11-30

INJECT dhe IKS organizuan diskutimin publik "Parandalimi i Dhunës ndaj Grave: Iniciativat e reja ligjore".

Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave, IKS dhe INJECT organizuan diskutimin publik «Parandalimi i Dhunës ndaj Grave: Iniciativat e reja ligjore».

Paneli i diskutimit përbëhej nga kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, znj. Duda Balje dhe Shefi i Seksionit për Ligj dhe Drejtësi, z. Mark Lasser, si dhe Luljeta Aliu, INJECT dhe Brikena Hoxha, IKS, në cilësinë e përfaqësueseve të Grupit Avokues për Mbrojtjen e Grave GAMA.

Pjesëmarrësve në këtë diskutim - deputetëve të Kuvendit, zyrtarëve instucionalë, organizatave të shoqërisë civile, avokatëve dhe të mbijetuarave të dhunës në familje -, iu prezantuan propozimet konkrete të organizatave anëtare të grupit GAMA në lidhje me Projekt-Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës mbi Bazë Gjinore.

Një falënderim i veçantë ju takon pjesëmarrësve, të cilit ishin jashtëzakonisht aktivë dhe të interesuar për propozimet e Grupit Avokues për Mbrojtjen e Grave GAMA për Projekt-Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen kundër Dhunës në Familie, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës mbi Baza Gjinore.

Ky aktivitet u mbështet nga misioni i OSBE-së në Kosovë.