Duke u ngarkuar...
2021-10-29

Trajnimi: Dhuna Ekonomike

Me 27 dhe 28 tetor u mbajt trajnimi dy ditor me temë “Dhuna Ekonomike”. Ky trajnim u realizua në bashkëpunim mes INJECT dhe Akademisë së Drejtësisë, përfitues të se cilit ishin gjyqtarë/e, prokurorë/e dhe policë/e.

Në trajnim u shtjellua se si të identifikohet dhuna ekonomike në familje, të ndërlidhen elementet e dhunës ekonomike me elementet tjera të dhunës në familje në përgjithësi, se si të zbulohet dhe vërtetohet dhuna ekonomike, koordinimi me aktëret tjerë në lidhje me procedimin dhe gjykimin e dhunës ekonomike.

Trajnimi mundësohet në kuader të projektit “Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut. Mbroni ato!” përkrahur nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Beograd, Trustit Ballkanik për Demokraci dhe Fondit Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara.