Duke u ngarkuar...
2022-12-02

Arrihet Memorandum Bashkëpunimi mes Lidhja e Qendrave për Punë Sociale Kosovë dhe Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi -INJECT

 Lidhja e Qendrave për Punë Sociale Kosovë dhe Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi -INJECT nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi.

Ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim që përmes kontributit të përbashkët të arrihet mbështetja, përkrahja në implementimin e hulumtimeve të zhvilluara dhe ekspertiza profesionale nga ana e Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale Kosovë dhe INJECT-it për interesin më të mirë të avancimit të të drejtave grave, mbrojtjen e interesave të grupeve të margjinalizuara dhe viktimave të dhunës në familje.

Gjatë këtij takimi Kryetari i Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale, Zotëri Blerim Shabani së bashku me zyrtarët e QPS-sës, Drejtorja Ekzekutive, zonja Luljeta Aliu, dhe Projekt Kordinatore, zonja Fjolla Koshi, diskutuan për nevojat dhe sfidat të cilat i hasin grupet e margjinalizuara dhe viktimat e dhunës në familje, hartimit të legjislacionit të avancuar për të drejtat e këtyre grupeve dhe mundësitë e tjera të bashkëpunimit.