Me datën 02 Dhjetor 2022 Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi - INJECT ka arritur Marrëveshje Bashkëpunimi me shkollën e gjuhëve të huaja, Britannica ELT - Edmond Ramadani.
Drejtori ekzekutiv i Britannica ELT - Edmond Ramadani, zotëri Edmond Ramadani si dhe drejtorja ekzekutive e INJECT, zonja Luljeta Aliu së bashku me koordinatoren e projektit, zonjën Fjolla Koshi u dakorduan për angazhime të përbashkëta në interes të përmirësimit të fuqizimit arsimor për gratë.