Duke u ngarkuar...
2023-02-13

Takimi i dytë me fokus grupin me gra në Komunën e Gjilanit

INJECT përmes projektit “Qytetarët për Drejtësi ndaj Grave në Sistemin Gjyqësor“ ka organizuar takimin e dytë me radhë me fokus-grupin me gra që janë përdoruese të shërbimeve gjyqësore.

Këtë herë tryeza e bashkëbisedimit me fokus-grupin me shfrytëzuese të shërbimeve gjyqësore u mbajt me gra nga Komuna e Gjilanit.

Në këtë takim gratë e Komunës së Gjilanit shprehen të gjitha problemet, sfidat, dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen ato dhe mënyrën se si janë trajtuar gjatë procedurave të tyre si shfrytëzuese të shërbimeve gjyqësore.

Një falënderim i veçantë do ti bëhet Komunës së Gjilanit për ofrimin e hapësirave të veta për mbajtjen e takimit dhe gjithashtu shoqëritë civile të Komunës së Gjilanit për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre të dhënë për këtë organizim.

Ky aktivitet është duke u realizuar përmes projektit “Qytetarët për Drejtësi ndaj Grave në Sistemin Gjyqësor“, i cili përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.