Duke u ngarkuar...
2022-06-21

KONFERENCA "DHUNA EKONOMIKE - PRIVIMI SOCIO-EKONOMIK"-21.06.2022

Më datën 21 Qershor 2022, është mbajtur Konferenca Dhuna ekonomike -  Privimi Socio- Ekonomik. Dhuna Ekonomike në partneritet dhe marrëdhënie familjare është më së shpeshti baza e formave të tjera të dhunës dhe arsyeja pse viktimat nuk janë në gjendje të largohen nga partneri që i abuzon dhe të ushtrojnë të drejtat e tyre. Ndonëse është një problem i shpeshtë, nuk ka mjaftueshëm informata për dhunën ekonomike dhe legjislacioni nuk e përcakton atë saktësisht në Kodin Penal dhe Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.

Për të adresuar këtë problem, INJECT ka mbledhur ekspertë, praktikues dhe përfaqësues të institucioneve për të ndarë opinionet e tyre në “Dhuna ekonomike – Privimi nga dhuna socio-ekonomike”.

Kjo konference eshte në kuadër të projektit "Të drejtat e grave janë të Drejta të Njeriut. Mbroni ato!” i cili financohet nga Balkan Trust for Democracy, projekt i German Marshall Fund të Shteteve të Bashkuara, dhe Ministrisë së Jashtme Norvegjeze”.