Dje, me 8 shtator, Drejtorja Ekzekutive, Luljeta Aliu, u takua me Drejtoren dhe Zëvendës-Drejtoren e Drejtorisë për mbështetje, trajnime të specializuara dhe të avancuara të Policisë së Kosovës, Nënkolonele Zylfije Dema dhe Majore Tahire Haxholli.
Gjatë takimit u bisedua për trajnimet që planifikohen të mbahen për zyrëtarë policorë të cilët punojnë me rastet e viktimave të dhunës në baza gjinore.