Duke u ngarkuar...
2022-05-25

Konferenca "Sigurimi i të Drejtave Pronësore të Grave përmes ngritjes së Kapaciteteve Institucionale"

"Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi - INJECT" organizoi konferencën përmbyllëse të projektit me titull “Sigurimi i të Drejtave Pronësore të Grave përmes rritjes së Kapaciteteve Institucionale në Kosovë” e financuar nga UNMIK dhe realizuar nga Organizata Jo-qeveritare “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi – INJECT”.

Qëllimi i kësaj konference ishte raportimi i rezultateve nga aktivitetet e INJECT, ndër to promovimi i hulumtimit të realizuar nga INJECT me titull “Hulumtim Ligjor rreth Ndarjes së Pasurisë së Përbashkët dhe Mbajtjes Financiare - Ligji dhe Praktika Gjyqësore në Kosovë” si dhe diskutimi i Opinionit Ligjor rreth Nenit 54 të Ligjit për Familjen në Kosovë dhe Raporti i monitorimit të seancave gjyqësore në lidhje me dhunën në familje.

Në këtë konferencë si panelist ishin përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Gjykata Themelore e Prishtinës, donatori dhe organizata ndërkombëtare të pranishme në Kosovë dhe mbi 100 pjesëmarrës të tjerë nga gjyqësori, institucionet e rendit dhe ligjit, shoqëria civile, mediat etj.