Duke u ngarkuar...
2021-09-03

Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut

Në vazhdimësi të aktivitetit, për trajnimin e vajzave dhe grave mbi “Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut”, në muajin Korrik INJECT fillimisht ka trajnuar njëmbëdhjetë (11) vajza dhe gra, që vijnë nga 10 komuna. Nga pjesëmarrëset e trajnimit të parë janë përzgjedhur 5 vajza të cilat më pas e perfunduan”trajnimin për presentuese/fasilitatore”.

Trajnimi u mbajt me datën 31.08.2021, në zyret e INJECT, në Prishtinë. 

Gjatë këtij muaji është paraparë që secila nga pjesëmarrëset e trajnimit të mbajë nga tre (3) takime informuese, me grupe të grave dhe vajzave nëpër komunat e tyre.

Në këtë mënyrë, ato do të ndajnë me bashk-vendaset e tyre informacionet e marra gjatë trajnimeve, e që kan të bëjnë me parimet e të drejtave të njeriut, ligjet dhe instrumentet që I mbrojnë këto të drejta, identifikimin e shkeljeve mbi baza gjinore dhe, mënyrat për ti eliminuar këto shkelje.

Ky aktivitet u mbështet nga Projekti HumanRightivism i zbatuar nga Fondi i Zhvillimit të Komunitetit (CDF) dhe financuar nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar.