Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi-INJECT, kërkon të angazhojë një kompani e cila do të merret me mirëmbajtjen e webfaqes, shtimin e kategorive dhe editimin.
Detyrat e ofertuesit:
- Programimi në tri gjuhë: shqipe, serbe dhe angleze.
- Editimi i pjesës administruese, ku bëhet shtimi apo fshirja e përmbajtjes.
- Trajnimi i stafit për publikimin e materialit.
- E-mail pa limit, me domain të organizatës.
- Migrimin e materialeve në kategoritë dhe nën-kategoritë përkatëse.
- Adaptimi i faqes për shfrytëzuesit nga telefoni; duhet të ketë madhësi dhe të kodohet për ndërveprim të lehtë në një pajisje celulare; teksti lehtë i lexueshem, e lehtë për të pasur qasje në butona, dhe lidhjet të jenë mjaftueshëm të mëdha për tu klikuar.
- Hostingu i faqes.
- Në rast të shkëputjes së kontratës, të mundësohet kalimi i hostingut në pronësi të organizatës, pa pagesë.
- Backup dy herë deri me 31.05.2022.
- Përditësimi i programimit, updates kur është e nëvojshme për siguri më të lartë.
- Rregullimet e problemeve teknike në rast të ndonjë problemi.
- Kalkulator për filtrimin e të dhënave.
Vërejtje: Sipas Ligjit 03 / L-037 të TVSH-së, Udhëzimit Administrativ 03/2015 dhe Shpjegimit Publik 04/2016; ofertat duhet të dërgohen pa TVSH. INJECT do t’ju dërgojë dokumentin për lirim nga TVSH përpara marrjes së faturës.
Kushtet e ofertimit:
- Kopja e çertifikatës së regjistrimit, numri fiskal.
- Kompania duhet të ketë të paktën një (1) vit përvojë profesionale në këtë fushë;
- Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur nga kompania ofertuese; Oferta duhet të dërgohet në format PDF përmes email-it në: info@inject-ks.org; finance.ks.inject@gmail.com
- Me ofertë dërgoni edhe disa shembuj të punës suaj, të dizajnit të webfaqeve.
- Afati i fundit për dorëzimin e ofertës është data 12.09.2021.
- Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë apo nuk ndjek udhëzimet e cekura nuk do të merret parasysh.
- Kontrata me kompaninë fituese deri me 31.05.2022 me mundësi vazhdimi.
Kushtet e përgjithshme
INJECT e rezervon të drejtën të refuzojë ndonjë ose të gjitha ofertat e pranuara. Vendimi final nuk do të bëhet përderisa nuk kompletohen të gjitha procedurat interne të INJECT. Ofertat do të vlerësohen nga Komisioni për Vlerësim i Prokurimit të INJECT në momentin e mbylljes së procesit.
Me rëndësi:
Kriteret e vlerësimit bazohen në përvojën e punës së kompanisë, referencat e punës, kualitetin e punës paraprake si dhe oferta financiare. Kriteri i dhënies së kontratës: operator përgjegjës, çmimi më i ulët për kualitetin më të mirë.
Ju lutemi që në email-aplikim, në subject të shënoni: Ofertë për mirëmbatje të webfaqes.
Initiative for Justice and Equality – INJECT
Rr. Shaban Palluzha nr.3, 10 000 Prishtina, Kosovo
Mob: + 383 44 600 530
Email: info@inject-ks.org
Web: www.Inject-ks.org