Duke u ngarkuar...
2019-06-20

Trajtimi Institucional i Dhunës në Familje

Trajtimi Institucional i Dhunës në Familje, 2019 Më datë 20 Qershor 2019, INJECT organizoi konferencën: Trajtimi institucional i dhunës në familje. Për të ilustruar gjendjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë sa i përket adresimit të dhunës në familje para mysafirëve dhe përfaqësuesve institucionalë, janë prezantuar katër (4) raste të grave që kanë përjetuar dhunë në familje dhe neglizhencë institucionale. Në mesin e të ftuarve në publik ishin gjyqtarë, prokurorë, avokatë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.