Edukimi politik i grave para zgjedhjeve, Friedrich Ebert Stiftung, 2019. Janë mbajtur takime me gratë votuese në komunat e Kamenicës, Deçanit dhe Prishtinës. Të ftuar si panelistë ishin ish-deputetë dhe kandidatë për deputetë në zgjedhjet e vitit 2019. Qëllimi i këtij projekti ishte takimi i drejtpërdrejtë me gratë votuese dhe kandidate për deputete në mënyrë që t'i edukonte ata mbi rëndësinë e votimit dhe mbledhjen e ideve të grave për programet e partive politike.