Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut. Mbroni ato! Qëllimi i këtij projekti është të përmirësojë qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës në familje ose me bazë gjinore përmes ofrimit të shërbimeve të drejtpërdrejta mbështetëse (përfaqësim ligjor dhe këshillim), trajnime të policisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe sensibilizimin e të rinjve përmes paraqitjeve dhe debateve publike.