Fuqizimi i agjentëve të ndryshimit të grave: “Insistoj në të drejtat e mia!”, financuar nga UNMIK, 2019 Projekti kishte për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e grave në realizimin dhe qasjen në të drejtat pronësore dhe trashëgimore dhe informoi gratë dhe organizatat jo-qeveritare për kornizën ligjore për mbrojtjen e të drejtave pronësore të grave dhe mbajtjen financiare. Në kuadër të këtij projekti është publikuar edhe propozimi për ndryshimin e Ligjit për familjen, i cili është përgatitur në bazë të hulumtimeve për gjendjen e grave, analizave të ligjeve dhe praktikës gjyqësore.