Nëpërmjet video-përformancës “Zonja Drejtësi” artisktikisht ngritet zëri për trajtim me fokus të detajuar ndaj dhunës institucionale, dhunës që shprehet nga institucionet përmes pabarazisë gjinore, ligjeve diskriminuese, rregullave, dhe madje edhe ideologjive fetare. Përmes video-përformancës “Zonja Drejtësi” në mënyrë artistike potencohet qe dhuna institucionale duhet të parandalohet përmes krijimit të mekanizmave dhe procedurave të koordinuara dhe të integruara mirë, dhuna institucionale e bënë shtetin bashkëfajtor në kryerjen e dhunës ndaj grave.