Duke u ngarkuar...
2021-07-21

Nevoja, mundësia dhe mënyra e dhënies së mbajtjes

Shtrohet pyetja logjike se kush mund ta kërkoj mbajtjen fiananciare? Nga kjo pyetje del edhe përgjigja se mbajtjen financiare mund ta kërkojë i afërmi i familjes, sipas radhës së përcaktuar me ligj, vetëm nëse nuk ka mjete të nevojshme dhe të mjaftueshme për jetesë. Kjo përcaktohet edhe në dispozitat ligjore të LFK- së, nenii 279 ku parashihet se: “Vetëm personat të cilët financiarisht nuk munden të mbajnë vetën janë të pranueshëm për mbajtje financiare”. Se a janë të mjaftueshme për jetesë mjetet financiare, këtë e përcakton gjykata prej rastit në rast, duke pasur parasysh edhe nivelin dhe vëllimin e ushqimisë i cili sipas nenit 305 të LFK-së me rastin e vendosjesduhet analizuar dhe vlerësuar standardi jetësor në martesë, ndërsa praktika gjyqësore në përgjithësi këtë aspekt po e vlerëson sipas standardit jetësor në Kosovë, pagës minimale, si dhe mundësitë financiare të dhënësit të mbajtjes. Kësaj çështje duhet kusht

Vetëm personat të cilët kanë mundësi financiare kanë obligim për dhënien e mbajtjes. Detyrimi për dhënien e mbajtjes nuk mund të përmbushet, nëse personi i thirrur sipas ligjit nuk ka mundësi për dhënien e saj.

Me rastin e caktimit të ushqimit, gjykata duhet të ketë parasysh nevojat e marrësit të ushqimit si dhe mundësitë ekonomike të dhënësit të ushqimit. Në varësi prej rastit konkret, gjykata duhet të marrë parasysh edhe kritere tjera: si gjendjen ekonomike të marrësit të ushqimit, shkallën e paaftësisë për punë, mundësitë e punësimit, gjendjen shëndetësore, ndërsa kur është fjala për fëmijët  duhet të meret parasysh edhe mosha e tyre. Në anën e personit që ka detyrimin e dhënies së ushqimit, gjykata duhet të marrë parasysh të ardhurat e përgjithshme, duke përfshirë mundësitë reale të fitimit të të ardhurave, nevojat personale dhe detyrimet ligjore të tjera të ushqimit, nëse ai ka ndaj personave tjerë, etj.

2. 5 Mënyra e dhënies së mbajtjes

Me rastin e përcaktimit të mbajtjes, gjykata duhet patjetër të saktësojë formën e mbajtjes financiare, shumën, si dhe datën e përmbushjes së detyrimit. Kjo mbajtje në radhë të parë duhet të jetë në para dhe jepet si paradhënie për çdo fillim muaji, bazuar në dispozitat e nenit 286.

 

Këto trajnime u organizuan në kuadër të projektit: Sigurimi i qasjes se grave në drejtësi përmes ngritjes së përgjegjësisë institucionale financuar nga UNMIK