Duke u ngarkuar...
2021-07-21

Alimentacioni si detyrim ligjor i prinderve ndaj fëmijëve

Në rastet kur prindërit nuk jetojnë bashkë, atëherë detyrimi për ushqim caktohet sipas nevojave të fëmijëve e në përpjesëtim me mundësitë e çdonjërit prind. Prindërit nuk mund të heqin dorë apo në çfarëdo mënyre të lirohen nga detyrimi për mbajtjen e fëmijëve të tyre, por në të gjitha rastet, gjykata është e obliguar të vendos ex officio edhe sasinë e kontributit të nevojshëm për mbajtjen dhe edukimin e fëmijës, në pajtim me gjendjen dhe kushtet ekonomike të secilit prind. Alimentacioni përfshinë kujdesin për sigurimin kushteve të jetesës, ushqimit, veshmbathjes, për përballimin e shpenzimeve për edukim etj.

Detyrimi për ushqim ekziston si gjatë martesës, e gjithashtu edhe pas përfundimit të saj, e gjithashtu edhe në rastet e heqjes së të drejtës prindore. Kështu, Neni 293 i LFK-së përcakton shprehimisht

 

se:“Prindit të cilit i është hequr përgjegjësia prindërore nuk lirohet nga detyrat për t’i mbajtur fëmijët e tij”.

Sipas dispozitave të nenit 327 par.1 të LFK-së parashihet se: “Në kontestet për mbajtje financiare të fëmijëve, në kontestet për kujdestarinë dhe në kontestet ku mbajtja financiare e fëmijës vendoset ex officio, gjykata përcakton ex-officio masa të përkohshme për mbajtje financiare nëse të dy prindërit nuk kontribuojnë efektivisht në mbajtjen financiare të fëmijës”. Kjo dispozitë tregon më së miri që ushqimia nuk duron shtyrje por është e menjëhershme dhe duhet caktuar masa të përkohshme për detyrimin për alimentacion, pasi që procedura e shkurorëzimit mund të zgjasë, ndërsa detyrimi për alimentacion është në çdo kohë pa prejudikuar asgjë lidhur me epilogun e gjykimit dhe besimin e fëmijëve.

Këto trajnime u organizuan në kuadër të projektit: Sigurimi i qasjes se grave në drejtësi përmes ngritjes së përgjegjësisë institucionale financuar nga UNMIK