E drejta për të kërkuar mbajtje dhe detyrimi për të ofruar mbajtje ekziston si për fëmijët martesorë, e gjithashtu edhe për fëmijët jashtëmartesorë, përkatësisht, realizimi i kësaj të drejte bëhet në secilën rrethanë pa marrë parasysh statusin martesor apo jashtëmartesor të prindërve në kohën e lindjës së fëmijës së tyre.
Nëse vjen deri te shkurorëzimi i bashkëshortëve, gjykata ex officio, apo sipas propozimit të palëve dhe pjesëmarrësve tjerë në procedurë, duhet të vendosë krahas zgjidhjes së martesës edhe lidhur me besimin dhe detyrimin për mbajtjen e fëmijëve edhe pas zgjidhjes së martesës.
Ligji për Familjen i Kosovës, në nenet 317 deri 322 përmban dispozita të veçanta për mbrojtjen e fëmijëve të prindërve të pamartuar, të cilët gjithashtu mund të kenë fëmijë, nga marrëdhëniet e tyre, ku midis tyre nuk ekziston as bashkësia martesore, e as bashkësia jashtëmartesore, por që krijon detyrimin e prindërve të pamartuar për t’i mbajtur fëmijët e tyre në mënyrë të njëjtë sikurse prindërit e martuar apo ata jashtëmartesor.
Këto trajnime u organizuan në kuadër të projektit: Sigurimi i qasjes se grave në drejtësi përmes ngritjes së përgjegjësisë institucionale financuar nga UNMIK