LFK në dispozitat e nenit 290 par.1 përcakton se: “Prindërit janë të detyruar të ofrojnë mbajtje financiare për fëmijët e tyre të mitur”. Kjo nënkupton detyrimin për mbajtje të fëmijës nga momenti i lindjes e deri në arritjen e moshës madhore (mosha 18 vjeçare).
Gjithashtu edhe dispozitat e nenit 299 të LFK-së, përcaktojnë se: “Bashkëshorti i ndarë mund të kërkojë ushqiminë nga bashkëshorti tjetër përderisa ai do të kujdeset dhe e mban fëmiun e përbashkët dhe mu për këtë arsye i bëhet e pamundur të punoj”. Sipas kësaj dispozite ligjore, ushqimi për fëmijën duhet të paguhet nga bashkëshorti, të cilit nuk i janë besuar fëmijët në ruajtje dhe edukim, për shkak se prindi tjetër, është i detyruar të kujdeset për fëmijët, andaj edhe është i kufizuar të realizojë të hyra, të cilat do mund t’i realizonte sikur të mos kishte detyrimin për kujdes ndaj fëmijëve.
Këto trajnime u organizuan në kuadër të projektit: Sigurimi i qasjes se grave në drejtësi përmes ngritjes së përgjegjësisë institucionale nga UNMIK