Dhuna në familje shfaqet në forma të ndryshme, ku njëra ndër to është edhe dhuna ekonomike. Dhuna ekonomike nënkupton ushtrimin e kontrollit të viktimës përmes rrezikimit të mirëqenies së viktimës së dhunë në familje. Rrezikimi i mirëqenies së dhunës në familje, mund të shpie edhe në rrezikim të jetesës së viktimës, pasi pa një mirëqenie adekuate, njeriu/viktima i ekspozohet rrezikut potencial për jetën, ndërsa e drejta për jetë është e drejtë fondamentale e cila garantohet me akte më të larta ndërkombëtare, e të cilat akte janë mishëruara edhe në ligje vendore.
Këto trajnime u organizuan në kuadër të projektit: Sigurimi i qasjes se grave në drejtësi përmes ngritjes së përgjegjësisë institucionale financuar nga UNMIK