Duke u ngarkuar...
2021-07-21

Ndarja e pasurisë së përbashkët mes bashkëshortëve

 

Marrëdhëniet midis bashkëshortëve janë të karakterit personal dhe pasuror dhe bazë ligjore për mënyrën e krijimit dhe efekteve juridike që krijojnë, vlejnë dispozitat e Ligjit për Familjen i Kosovës (LFK). Regjimi pasuror martesor përbën tërësinë e normave juridike që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet bashkëshortëve përkitazi  me pasurinë që fiton  secili prej tyre gjatë martesës

 

Me “pronësi të përbashkët” kuptojmë të drejtën pronësore të bashkëshortëve mbi një send të caktuar, të fituar me punën e përbashkët gjatë martesës, ndërsa me fjalën “pasuri” kuptojmë tërësinë e sendeve të fituara nga bashkëshortët me punën e përbashkët gjatë martesës.

Ndarja e pasurisë së përbashkët duhet të bëhet duke pasur parasysh dallimin mes pasurisë së veçantë dhe pasurisë së përbashkët. Madje, legjislacioni i Kosovës, në Ligjin për Familjen, ndarjen e pasurisë së përbashkët e parasheh të bëhet në pjesë të barabarta, nëse bashkëshortët nuk janë marrë vesh ndryshe. Legjislacioni, ndarjen e një pjese më të madhe për njërin bashkëshort e parasheh vetëm në rastin kur ekziston pasuri e veçantë e tij.

Këto trajnime u organizuan në kuadër të projektit: Sigurimi i qasjes se grave në drejtësi përmes ngritjes së përgjegjësisë institucionale financuar nga UNMIK