Duke u ngarkuar...
2021-07-21

Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Familjen i vitit 2019-02

Ligji deri më tani e ka ndarë shumë mirë ndarjen e pasurisë por që e drejta zakonore e cila ka mbizotëruar deri më tani pothuajse e ka bërë të pamundur të pranohet praktika e barazimit të punës së paguar më rrogë dhe punës së përditshmë në shtëpi e bashkëshortës e cila është kujdesur për fëmijët, punët e mirëmbajtjes së shtëpisë, edhe pse kjo në vende të tjera europiane konsiderohet i barasvlefshëm edhe me pagat të cilat i ka realizuar bashkëshorti.

Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Familjen nuk e ka ndryshuar bazën juridike, por vetëm e ka qartësuar se si duhet të kuptohet ajo bazë dhe e ka lehtësuar punën për gjyqësorin, i cili më herët ka humbur shumë kohë duke provuar ta valorizojë një punë dhe duke kërkuar fakte për punë amvisërie, që nuk kanë qenë fare të domosdoshme të kërkohen. Kjo e ka lehtësuar punën gjykatave, sepse tani e tutje shumë qartë është rregulluar se kontributi i bashkëshortëve konsiderohet i barasvlershëm. Pra, tani e tutje gjykatat do ta bëjnë ndarjen e pasurisë ashtu siç është dashur të bëhej gjithnjë, duke e ndarë vetëm pasurinë e përbashkët për atë bashkëshort të cilit i takon dhe duke e ndarë pasurinë e përbashkët në pjesë të barabarta, pa marrë parasysh kush sa ka punuar dhe kontribuar.

Fakti se është paracaktuar se vlera e kontribut të bashkëshortëve në krijimin e pasurisë së përbashkët është e barabartë, nuk i pengon bashkëshortet që me marrëveshje të zgjedhin çfarëdo mënyrë të pjesëtimit, përndryshe nëse mbete në procedurë gjyqësore, atëherë gjykata nuk ka alternative tjetër përveç zbatimit të ligjit.

Zbatimi i plotësim-ndryshimeve të Ligjit të Familjes, do të ndryshoj praktiken e deritanishme sepse në kontestet gjyqësore të tanishme dhe në të ardhmen gjykatave i mbete që të konstatoj se cila është pasuria e përbashkëte bashkëshortëve në konteste, ndërsa mënyra e pjesëtimit është e paracaktuar si e barabartë. Kjo nënkupton se proceset e mundimshme gjyqësore me shumë mjete provuese tani do të reduktohen nga shkaku se nuk është e nevojshme që të matet kontribut, por vetëm të konstatohet se cila është pasuria  për tu pjesëtuar.

Këto trajnime u organizuan në kuadër të projektit: Sigurimi i qasjes se grave në drejtësi përmes ngritjes së përgjegjësisë institucionale financuar nga UNMIK