Duke u ngarkuar...
2020-05-20

Trajnimi "Trauma - Shenjat dhe Simptomat

Dhuna në familje ndikon negativisht në aftësitë kognitive të fëmijëve, edhe atëherë kur ata janë vetëm dëshmitarë të dhunës. Pra, fëmijët e familjeve kur përdoret dhuna, intelektualisht mund të zhvillohen më pak, sepse ngjarjet traumatike kanë për pasojë dëmtime neurobiologjike dhe psikologjike.

Kjo video me trajner psikologun Fitim Uka është marrë nga trajnimi "Trauma - Shenjat dhe Simptomat", i cili është ofruar nga INJECT për zyrtarët e rendit dhe ligjit me qëllim të ngritjes së ndjeshmërisë institucionale pët pasojat e dhunës në familje.