NGRITJA E KAPACITEVE PROFESIONALE NË SISTEMIN E GJYQËSORIT
Gjatë angazhimit tonë në kuadër të projektit "Sigurimi i qasjes në drejtësi për gratë përmes rritjes së kapaciteteve institucionale" kemi filluar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Akademinë e Drejtësisë. Ky bashkëpunim ka për qëllim ofrimin e trajnimeve për gjyqtarë dhe prokurorë, ku një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet çështjeve ligjore, të cilat prekin mirëqenien e grave, siç janë definimi i dhunës psiqike dhe ekonomike.
Trajnimet kanë për qëllim trajnimin rreth pasojave e dhunës sistematike në mirëqenien emocionale të personave të prekur nga dhuna në familje dhe në ndërlidhshmërinë e dispozitave penale dhe civile gjatë trajtimit të veprës penale së dhunës në familje. Këto trajnime përmes videove do të vihen në dispozicion të Akademisë së Drejtësisë për profesionalizimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Videoja më poshtë është një pjese e shkëputur nga ato trajnime.