Ky raport hulumtues ka analizuar sfidat me të cilat përballet sistemi gjyqësor në Kosovë dhe ligjin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve, duke fokusuar në praktikat e zgjidhjes së rasteve disiplinore. Raporti gjithashtu vlerëson punën e KGJK-së në këtë drejtim, masat që janë marrë ndaj gjyqtarëve dhe ndikimin e këtyre vendimeve në performancën e tyre për periudhën 2020-2022.
Raporti hulumtues është realizuar në kuadër të projektit “Qytetarët për Drejtësi ndaj Grave në Sistemin Gjyqësor" i cili përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.