Njohja e të drejtave të cilat janë të rregulluara me legjislacion, zhvillimin e porcedurave dhe si mund ta kërkosh të drejtën tënde përmes procedurave ligjore është një nga faktorët kryesor për cilësinë e procesit të drejtësi bërjes.
Në rast të shkeljes së të drejtave, fitimin, vërtetmin apo konstatimin e një të drejte nga ana e gjykatës është e domosdoshme që të fillohet procedura kontestimore, procedurë e cila zhvillohet pranë gjykatave themelore të Kosovës me anë të inicimit nga vetë palët me anë të padisë.
Në procedure kontestimore janë të përfshirë:
Paditësi i cili është personi që kërkon, vërtetimin, njohjen e një të drejte kundrejt të paditurit i cili është personi që paditet nga ana e paditësit për objektin e kontestit të përshkruar në padi.
Proceduren kontestimore e karakterizojnë disa faza:
- Inicimi i procedurës – Padia
Padia është veprim procedural-juridik me anë të cilës paditesi parashtron pretendimet e tij, se cfare kerkon nga gjykata. Me anë të padisë fillohet procedura kontestimore, nga paditësi kundër të paditurit. Padia paraqitet në Gjykatën Themelore përkatëse dhe duhet të përrmbajë elementet kryesore, të cilat janë:
Padia duhet të përmbajë:
- Institucionit të cilit ju drejtohesh, në këtë rast Gjykatës Themelore kompetente
- Emri dhe mbiemri, adresa, i paditësit/es, (personit që e parashtron padinë)
- Emri dhe mbiemri, adresa i paditurit/es, (personi që paditet)
- Lloji i padisë dhe vlera e kontestit
- Kërkesa e paditësit (faktet dhe argumentet)
- Provat që mbështesin kërkesën
- Propozimin për nxjerrjen e Aktgjykimit nga ana e gjykatës themelore kompetente
- Baza juridike që e mbështetë padinë
- Nënshkrimi dhe data
- Paditësi ka për detyrë që padisë t’ia bashkangjis vërtetimin mbi taksën gjyqësore të paguar.
- Shqyrtimi paraprak i padisë dhe e përgjigjes në padi
Pasi të arrijë lënda në gjykatën themelore kompetente, gjyqtari të cilit i`u ëshët caktuar lënda, ai.ajo fillon menjëherë shqyrtimin e padisë
Gjykata, në këtë fazë padinë me të gjitha shkresat e lëndës që janë të bashkangjitura, ia dërgon të paditurit që të bëjë përgjigje në padi brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita kur është paraqitur në gjykatë padia.
Mos përgjigjia në padi ka pasoja procedurale për paditurin, andaj është e domosdoshme që brenda afatit ligjor të dërgohet pranë Gjykatës përgjigjia.
Përgjigjia në padi
Në përgjigje i padituri duhet t’i parashtrojë prapësimet procedurale dhe të deklarojë se a e pohon apo e kundërshton kërkesëpadinë, si dhe të tregojë të dhënat që domosdo duhet t’i ketë çdo parashtresë. Po që se i padituri e konteston kërkesëpadinë, përgjigja në padi duhet t’i përmbajë edhe faktet mbi të cilat i padituri i mbështetë thëniet e tij dhe provat me të cilat provohen faktet e tilla.
- Seanca Përgatitore
Pasi të arrijë përgjigjia në padi, gjykata e cakton seancën përgatitore. Caktohet data e mbajtjes së seancës ku me anë të letërthirrjes njoftohen palët ndërgjyqëse për datën dhe vendin e mbajtjes së seances. Seanca përgatitore mbahet, më së voni brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në të cilën gjykatës i ka arritur përgjigja në padi e të paditurit.
Në këtë seancë bëhet shtjellimi i padisë nga ana e të paditësit si dhe përgjigjia në padi nga ana e të paditurit. Nëse në seancën përgatitore nuk vjen i padituri, shqyrtimi vazhdon të mbahet vetëm me palën paditëse ndërsa nëse nuk vjen paditësi, padia konsiderohet e tërhequr
Palët gjatë gjithë procedurës mund ta zgjidhin kontestin e tyre me anë të:
- pajtimit gjyqësor ku palët me marrëveshje pranë gjykatës vendosin se si të zgjidhet cështja.
- procedurës së ndërmjetësimit
- Seanca e shqyrtimit kryesor
Në seancën përgatitore gjykata me aktvendim e cakton seancën kryesore, thirrja për seancë mund të bëhet përmes procesverbalit apo përmes letërthirrjes që i`u dërgohet palëve 7 ditë para mbajtjes së seances.
Nëse në seancën për shqyrtim kryesor nuk vjen i padituri, shqyrtimi vazhdon të mbahet vetëm me palën paditëse ndërsa nëse nuk vjen paditësi, padia konsiderohet e tërhequr
Pas përfundimit të shqyrtimit kryesor, gjykata nxjerr vendim përfundimtar brenda 15 ditëve, i cili mund të jetë aktgjykim apo aktvendim, i cili më pastaj ju përcjellet palëve.
- Me aktgjykim gjykata vendos për çështjen kryesore dhe me kërkesat e tjera të parapara, ndërsa
- Me aktvendim vendos për pengim posedimin, për procedurën përmbarimore dhe për çështjet që kanë të bëjnë me shpronësimin e pronës së paluajtshme.
- Ankesa
Nëse palët ndërgjyqëse janë të pakënaqur në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore, kundër aktgjykimit palët mund të paraqesin ankesë brenda 15 ditëve në Gjykatën e Apelit, si gjykatë e shkallës së dytë përmes Gjykatës Themelore.
Ankesa i paraqitet gjykatës themelore e cila e ka dhënë aktgjykimin e shkallës së parë, në një numër të mjaftueshem ekzemplarësh për gjykatën dhe palën kundërshtare.
Ankesa mund të paraqitet brenda 15 ditëve pas dorëzimit të aktgjykimit palëve dhe nëse palët brenda këtij afati ligjor nuk bëjnë ankesë, aktgjykimi e merr formën e prerë ku pas asaj palët nuk mund të paraqesin me ankesën.
- Procedura sipas ankesës në Gjykatën e Apelit
Pasi e pranon Gjykata e Apelit ankesën në seancën e kolegjit apo në bazë të shqyrtimit të çështjes të bërë drejtpërdrejt para saj, gjykata mund:
a) ta hedhë poshtë ankesën e paditësit apo të paditurit si të vonuar, jo të plotë apo të palejueshme;
b) ta prishë aktgjykimin e goditur të gjykatës themelore dhe ta hedhë poshtë padinë;
c) ta prishë aktgjykimin e goditur dhe ta kthej çështjen në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë;
d) ta refuzoj ankesën si të pathemeltë dhe ta vërtetoj aktgjykimin e goditur;
e) ta ndryshoj aktgjykimin e shkallës së parë.
7. Procedura nw Gjykatwn Supeme
Palwt e pakwndaqura me vendimin e Gjykatws sw Apelit mund tw paraqesin Revizion pranw Gjykatws Supreme nw afatin Brenda 30 ditwve
Mbi revizionin, Gjykata Supreme vendos me aktvendim apo aktgjykim
Me aktgjykim Gjykata Supreme e Kosovës vendos:
i. Të aprovojë revizionin dhe të ndryshojë aktgjykimin e goditur;
ii. Të refuzojë revizionin si të pathemeltë.
Me aktvendim Gjykata Supreme e Kosovës vendos:
i. Të aprovojë revizionin dhe të anulojë pjesërisht apo tërësisht aktgjykimin e shkallës së parë apo të dytë dhe çështjen ia dërgon për rigjykim gjykatës së shkallës së parë apo të dytë
ii. Të anulojë aktgjykimin e goditur me revizion dhe e hedh poshtë padinë si të palejueshme;
iii. Të hedhë poshtë revizionin si të palejueshëm, jo të plotë ose të vonuar.
Vendimi i Gjykatës Supreme u dërgohet palëve nëpërmjet Gjykatës së Apelit brenda 30 ditëve. Kundër vendimit të Gjykatës Supreme për revizionin nuk lejohet ankesë.
PRocedura Civile kontestimore përfundon atwherw kur vendimi nuk mund të goditet me asnjë mjet juridik qoftë të rregullt apo të jashtëzakonshëm.
Zhvillimi dhe publikimi i këtij dokumenti është përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia, dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e INJECT dhe jo domosdoshmërisht paraqet qëndrimet e KCSFsë, SDC-së, Suedisë apo Luksemburgut.