Duke u ngarkuar...
2023-08-22

Raporti i Tryezës së Fokus-Grupeve me Shfrytëzuese të Shërbimeve Gjyqësore

Ky raport hulumtues shtrihet mbi përvojat e grave nga Komuna e Prishtinës, Gjilanit, Prizrenit dhe Gjakovës të cilat janë përdoruese të shërbimeve gjyqësore. Analizimi i ndërveprimeve të tyre me sistemin gjyqësor dhe institucionet përkatëse, është realizuar përmes takimeve me fokus-grupe nëpër secilën Komunë të lartë përmendur, ku nëpërmjet diskutimeve janë hedhur në dritë sfidat e tyre individuale, duke zbuluar kështu fushat potenciale për përmirësim në të ardhmen.

Ndër të tjerash diskutimet, ofrojnë një kuptim të ndërveprimeve të ndryshme dhe të ndërlikuara midis pjesëmarrëseve dhe zyrtarëve të institucioneve përkatëse dhe sistemit ligjor në përgjithësi. Këto gra janë përballur me një sërë çështjesh ligjore, duke filluar nga konfliktet administrative, çështjet penale, e deri te çështjet civile, të cilat i kanë shtyrë të përfshihen në procese të ndryshme ligjore. Rastet e tyre nxjerrin në pah natyrën e sfidave të hasura brenda kuadrit ligjor dhe ofrojnë njohuri të vlefshme për pengesat që ato kanë kaluar.

Dokumente të bashkangjitura

[1] RAPORTI I TRYEZËS SË FOKUS-GRUPEVE.pdf