
Pas divorcit, të hyrat financiare duhet të sigurohën në atë mënyrë që fëmijeve të ju ruhet standardi jetësor si atëherë kur të dy prindërit kanë bashkëjetuar. “Nëse bashkëshortët janë të ndarë nënkuptohet që fëmijët e përbashkët nuk mund të jetojnë njëkohësisht me të dy prindërit, prandaj, fëmijët i besohen njërit prej bashkëshortëve.”[1] Ruajtja e sigurisë financiare për fëmijë bëhët përmes alimentacionit, i cili është detyrim financiar i prindërve ndaj fëmijëve. Prindi, i cili nuk jeton së bashku me fëmijët paguan pjesën e mbajtjes financiare, ndërsa ish-bashkeshorti/ja, pjesën e vet e përmbush duke u kujdesur për fëmijët me kujdestari prezente.
Mbështetja financiare për fëmijë, alimentacioni, është pagesë që realizohet nga njëri prind tek prindi tjetër me qëllim të sigurimit të mirëqenjes se fëmijës apo fëmijeve. Alimentacioni zakonisht paguhet nga prindi jo-kujdestar tek prindi kujdestar. Prind kujdestar përkufizohet prindi që ka kujdestarinë kryesore ndaj fëmijëve në shumicën e kohës. Ndërsa prindi jo-kujdestar, i referohet prindit që në shumicën e diteve nuk jeton me fëmijët apo nuk është prezent fizikisht në pjesën me të madhe te kohës se tyre, megjithëse ai/ajo mund të ketë kujdestarinë ligjore. Qëllimi i mbështetjes financiare për fëmijë, është që prindërit të ndajnë përgjegjësinë që lidhet me shpenzimet e rritjes së fëmijëve të tyre. Kjo zakonisht i bie që prindi jo kujdestar bën pagesa në baza mujore që kalojnë nën menagjimin e prindit kujdestar, për të ndihmuar në mbulimin e nevojave të fëmijëve.
Shuma e mbështetjes për fëmijë bazohet në të ardhurat e prindit që do të realizojë obligimin financiar si dhe standardit jetësor gjatë bashkëjetesës së prindërve. Çdo shtet ka udhëzime të ndryshme për të llogaritur pagesat. “LFK (Ligji për Familjën i Kosovës), me dispozitën e nenit 290 pararafi 1 përcakton se: “prindërit janë të detyruar të ofrojnë mbajtje financiare për fëmijët e mitur”, ndërsa me dispozitën e paragrafit 2 parashihet se: “nëse fëmija nuk e ka përfunduar shkollimin deri në moshën madhore, prindërit kanë detyrim të ofrojnë mbështetjen e nevojshme për të siguruar shkollimin, respektivisht edukimin në fakultet deri në moshën 26 vjeçare”[2].
Në përgjithësi, mbështetja e fëmijëve është krijuar për të ruajtur standardin e jetesës së një fëmije dhe për të siguruar që të gjitha nevojat e tij/saj të mbulohen. Paratë e paguara si mbështetje për fëmijët synohen të përdoren vetëm për kujdesin ndaj fëmijëve. Pra kjo pagesë parashihet të shfrytëzohet për shpenzimet që kanë lidhje me fëmijët ndërkohë që mbështetje financiare për prindin kujdestar është ushqimia’. Paratë që vijnë nga mbështetja financiare për fëmijë apo alimentacioni mund të përdoren për të paguar për nevoja si: shpenzimet e shtëpisë kryesore të qëndrimit të fëmijës, shpënzimet e shkollës, ushqim, veshje, lodra, libra, shpenzimet mjekësore, duke përfshirë vizitat e mjekut, medikamentet, syzet, kujdesin ndaj dhëmbëve. Shpenzime që kanë të bëjnë me aktivitete të tjera që ndihmojnë zhvillimin e fëmijëve, siç mund të jenë kurse të ndryshme apo aktivitete artistike e sportive, dhe të tjera shpenzime që kanë të bëjnë me shëndetin, zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve apo argëtimin e tyre. Në marrëveshjen e prindërve për mbështetjen e fëmijëve, shumë nga këto shpenzime do të përcaktohen në mënyrë që të dyja palët të kenë një kuptim të qartë të përgjegjësive të tyre dhe për çfarë do të përdoren paratë. Mund të ketë gjithashtu një mënyrë për të trajtuar dhe ndarë kostot e shpenzimeve të papritura që dalin.
Në rastet kur fëmijët kanë pasuri personale “fjala vjen, nga trashëgimia, nga dhurimet, nga puna ose në ndonjë mënyrë tjetër të ligjshme.” Prindërit janë ata që duhet të kenë kujdes në mirë administrimin e kësaj pasurije. “Administrimi i pasurisë së fëmijës nënkupton detyrën e prindërve që si shtëpiak i mirë t’i marrin të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen dhe përmirësimin e pasurisë së fëmijës. Kur bëhet fjalë për tjetërsimin, apo ngarkimin e pasurisë së fëmijës, si për shembull shitjen apo ngarkimin me hipotekë ose ndonjë të drejtë tjetër sendore, prindërit mund ta bëjnë këtë vetëm me pëlqimin e Organit të Kujdestarisë.”[3]
Si prind me kujdes primar, apo kujdestarija, në shumicën e rasteve i besohet nënave. Rrjedhimisht babai është ai që duhet të sigurojë alimenatcionin për fëmijët, e cila është e drejtë për fëmijët. “Ligji për Familjen në dispozitat 278-336 i rregullon situatat kur nevojitet mbajtje financiare në mes personave të familjes, bashkëshortëve dhe fëmijëve.[4]
Në Kosovë si në rastes e mbajtjes financiare për ish bashkëshortët që është ushqimia’, ashtu edhe në rastet e mbajtjes financiare për fëmijë, që është alimentacioni, kjo e drejtë nuk realizohet ashtu sa kërkohet apo aq sa është e nevojshme. Mekanizmat për detyrim të prindit tjetër që të kryej pagesat mujore të caktuara nga gjykata nuk funksionojnë mirë. Të drejtën për alimentacion për fëmijë gjykata ua ka ndarë vetëm 70% të grave. Por nga këto, vetëm 25% të tyre e marrin alimentacionin me të vërtetë. Arsyeja për këtë është neglizhenca e gjykatave që të përmbarojnë shumën e alimentacionit apo ta detyrojnë personin përgjegjës që ta realizojë pagesën e alimentacionit.”[5] Pasojë e kësaj, gratë mbesin në krizë financiare, të cilave me të drejtë ju takon edhe realizimi i ushqimisë’ si ish-bashkëshorte, edhe atëherë kur nuk kanë fëmijë me ish bashkëshortin por, edhe atëherë kur kanë fëmijë dhe vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi duke u kujdesur për fëmijët, apo sepse për arsye tjera nuk mund të punësohen.
______________________________________________________________________________
Ky shkrim u realizua në kuader të projektit “Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut. Mbroni ato!” përkrahur nga Ministrija e Jashtme Norvegjeze, Trustit Ballkanik për Demokraci dhe Fondit Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara.
Opinionet e shprehura në këtë botim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Ministrisë së Jashtme Norvegjeze, Trustit Ballkanik për Demokraci, Fondit Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara, ose partnerëve të tij.
[1]Pjesëtimi i Pasurisë se përbashkët dhe mbajtja financiare. 2021. Fq. 37.
[2] Hulumtim ligjor rreth ndarjes së pasurisë përbashkët dhe mbajtjes financiare: ligji dhe praktika gjyqësore në Kosovë. 2021. Fq.50.
[3] Hulumtim ligjor rreth ndarjes së pasurisë përbashkët dhe mbajtjes financiare: ligji dhe praktika gjyqësore në Kosovë. 2021. Fq.51-52.
[4] Pjesëtimi i Pasurisë se përbashkët dhe mbajtja financiare. 2021. Fq. 33.
[5] Po aty. Fq. 33.